Aksident i rëndë në Gramsh, makina përplas 18-vjeçarin me motoçikletë

Aksident i rëndë në Gramsh, makina përplas 18-vjeçarin me motoçikletë

159
0
Shares

Një 18-vjeçar është plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Gramsh. Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të shtune, në fshatin Zgjup Fushë.

Sipas policisë në aksident janë përfshirë një makinë dhe një motoçikletë, që drejtohej nga 18-vjeçari.

“Në fshatin Zgjup Fushë, Gramsh,  një mjet është përplasur me një motoçiklet. Si pasojë e aksidentit është aksidentuar drejtuesi i motoçikletës shtetasi A.T.,  rreth 18 vjeç, i cili është transportuar për në spital për ndihmë mjeksore”, sqaron policia.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY