Vogëlushja 3-vjeçare bie nga kati i katërt, shpëton mrekullisht

Vogëlushja 3-vjeçare bie nga kati i katërt, shpëton mrekullisht

102
0
Shares

Ka rënë nga kati i katërt i një pallati në periferi të Milanos dhe ka qenë motra e saj 13-vjeçare që ka arritur ta kapë në kohë, e cila gjendej në ato momente në oborr, duke i shpëtuar kështu jetën.

Kjo mrekulli ka ndodhur me një vajzë tre vjeçare, e cila u shtrua më pas në spitalin e Niguardas, pa dëmtime të rënda.

Sipas policisë, vogëlushja kishte mbetur e bllokuar në banjon e shtëpisë së disa kushërinjve. Motra më e madhe i kishte kërkuar të hidhte çelësin e banjos nga dritarja, ndërkohë që ajo vetë do zbriste ta merrte.

Gjatë kohës që hidhte çelësin, 3 vjeçarja është shtyrë shumë drejt dritares dhe ka rënë.

Fatmirësisht, poshtë ishte e motra, e cila ka arritur ta mbajë, duke evituar më të keqen.

Menjëherë është lajmëruar urgjenca dhe të dy vajzat janë shëndoshë e mirë, pa lëndime të rënda.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY