Basha takim me studentë e pedagogë në Vlorë: Problemi është ligji i...

Basha takim me studentë e pedagogë në Vlorë: Problemi është ligji i Arsimit të Lartë

114
0
Shares

‘Prioritet i parë demilitantizimi dhe de-maskarizimi i sistemit arsimor, rrënuar nga sjellja e sektit kriminal ‘Rilindja’, tha pasditen e sotme krye i PD-së Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me studentë e pedagogë të Universitetit ‘Ismail Qemali’, Vlorë

Gjatë fjalës së tij, kreu i opozitës u shpreh se ‘problemet kryesore të arsimit janë nënfinancimi dhe ky problem është rënduar pas 2015 me miratimin e Ligjit për Arsimin e Lartë’.

‘Kurrë s’na e ka marrë mendja se pas 28 vitesh do të vinim në një stad ku për t’u emëruar në arsim duhet të merren injorantë e njerëz me precedentë penalë veç se janë anëtarë të një sekti kriminal si ‘Rilindja’. Kjo tani është kthyer në rregull, çka ka shkatërruar cilësinë e mësimdhënies dhe besimin e prindërve tek arsimi publik’ theksoi Basha gjatë fjalës së tij.

Image

Pjesë nga fjala e kreu të PD-së, Lulzim Basha:

‘Vij nga Gjirokastra, si pjesë e një turi takimesh me rininë dhe përfaqësues të sipërmarrjes në kuadër të një aksioni politik që ka njoftuar opozita, protestën e 16 shkurtit.

Por jemi në kontakt me çështjet e arsimit, sepse protesta e studentëve ishte shtysa për të zbardhur problemet e rënda të arsimit. Në këtë kuadër, edhe universiteti i Vlorës dhe universitetet e tjera jopublike, por në pikëpamjen time, edhe sistemi parauniveristar, i cili është në gjendje shumë të rëndë e për të cilën pak është folur. Problemet kryesore të arsimit janë nënfinancimi dhe ky problem është rënduar pas 2015 me miratimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.

Kam patur rastin të shpalos platformën e PD për t’i dhënë zgjidhje krizës ku ndodhet arsimi i lartë. Unë besoj se vendi s’mund të ketë asnjë të ardhme pa financuar fuqishëm arsimin në Shqipëri. 5 % e financimit për arsimin është një minimum i minimumeve.

Maqedonia dhe Kosova e kanë kaluar 6 përqindëshin e ne s’financojmë dot as 5 %, ndërkohë që vetëm këtë vit do të shpenzohen 1,5 miliardë euro, 1/3 e buxhetit të shtetit do të shpenzohet vetëm nga 3 apo 4 koncesionarë, sipas skemave të famshme të PPP-ve. Pra 33 % do të harxhohen nga koncesionarë për të cilat askush s’e di se ku shkojnë e nuk gjejmë dot 1/7 e kësaj shume për arsimin e vogëlushëve e studentëve. Kjo s’është neglizhencë, është sjellje kriminale.

Plani ynë për nxjerrjen e arsimit nga kriza përbëhet nga 3 komponentë. Po e nis nga sistemi parauniversitar. Arsimi parauniversitar është përcaktuesi në masën 8-90 për qind i cilësisë së arsimit të lartë që do të merrni në duar. Edhe nëse cilësia e pedagogëve dhe e auditoreve është në shkallën më sipërore, kjo s’është garanci se studenti mund të përfitojë 100 përqind nga kjo cilësi.

Pra, kemi të bëjmë me një fushë shumë të veçantë. Nga një anë pa financuar cilësinë e mësimdhënies nuk do kemi produkt, nga ana tjetër financimi në të gjithë zinxhirin është garancia që shoqëria të ecë përpara dhe të ruajë e përmirësojë nivelet e treguesve ekonomikë e kërkimit shkencor e teknologjik.

9-vjeçari dhe i mesmi është në kolaps total. Në këtë krizë kemi edhe ne mëkatet tona, sepse në disa raste kemi bërë emërime që nuk kanë pasur lidhje me detyrën që merrnin, apo raste kur janë marrë 3-5 mijë euro për emërime mësues. Këto sdo përsëriten kurrë. Por kurrë s’na e ka marrë mendja se pas 28 vitesh do të vinim në një stad ku për t’u emëruar në arsim duhet të merren injorantë e njerëz me precedentë penalë veç se janë anëtarë të një sekti kriminal si ‘Rilindja’. Kjo tani është kthyer në rregull, çka ka shkatërruar cilësinë e mësimdhënies dhe besimin e prindërve tek arsimi publik.

Së pari, rikthimi tek arsimi cilësor kërkon demilitantizimin dhe demaskarizimin e sistemit arsimor.  Esenciale është që ky model i degjeneruar të marrë fund një orë e më parë. Esenciale është që kur themi se arsimi është prioritet, ta trajtojmë si prioritet. Në Vlorë psh 90 përqind e shkollave janë pa ngrohje. Mendojeni se duhet të ishte prioritet i ‘deputetit të parë’, kryeministrit të vendit’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY