Që përdhunimi të kthehet në reklamë dhe komedi, vetëm në Shqipëri ndodh!

Që përdhunimi të kthehet në reklamë dhe komedi, vetëm në Shqipëri ndodh!

665
0
Shares

Nga MARIO KOXHA:

Të jesh viktimë e përdhunimit në Shqipëri është djegie në duart e djallit dhe jo mbrojtje në krahët e shtetit.

Përvecse situatës të tmerrshme që ke kaluar, në Shqipëri “përdhunohesh” për herë të dytë nga elementë që duan të përfitojnë.

Por rasti I 13-vjecares në Kavajë ishte për të vënë “duart në kokë”. Një “përdhunim” I tretë erdhi nga qeveria, e cila supozohet që duhet ta mbrojë vajzën edhe nga hija e saj.
Dje qeveria bëri reklamën më antinjerëzore që është parë ndonjëherë, duke e kthyer tragjedinë e vërtetë në një komedi prej 5 minutash.

Mund të ndodhë çdo gjë në këtë vend, por që shteti vetë të shkelë të drejtën e një fëmije të dhunuar për privatësi, është e dënueshme!

Mediat bënë bujë rastin e përdhunimit si një fenomen I cili është shqetësues për shoqërine shqiptare. Ata kurrsesi nuk tentuan që familja viktimë të përdorej si ekskluzivitet I tyre. Nuk dua të përmend partitë politike të cilat me ose pa të drejtë hedhin akuza mbi institucionet të cilat janë përgjegjëse për mostrajtimin e rastit që në filizat e tij.

Pikëpyetja e madhe që ngrihet është se pse duhet të dilnin prindërit e vajzës në një televizion qeveritar duke përcjellë një mesazh “plastikë”?
A nuk duhej që ky mesazh dhe sensibilizim të transmetohej nga qeveria me anë të strukturave dhe institucioneve përkatëse që kanë përsipër trajtimin e këtyre problemeve?

U kërkua me këmbëngulje që ngjarja të mos përmëndej në parlament për të ruajtur privatësinë e familjes fatkeqe. Dhe cfarë ndodh tani?

Mbrojtësit e flaktë I shkojnë në shtëpi duke I nxjerrë kokë edhe këmbë, me zë edhe me figurë prindërit, që vec Zoti e di sesa shumë po vuajnë. Thikën që kishin të ngulur në zemër dhe me shpresën se me kalimin e kohës do të hiqej, ministrja “regjizore” shkon edhe ia shtyn më fort duke e lënë aty për të gjithë jetën.

Me sytë e fryrë dhe me faqet e njoma nga lotët, prindërit e vajzës “së cënuar” edhe nga shteti, nuk kishin ctë thoshin tjetër vecse ato që I kishin thënë: “Na bëj reklamë me vuajtjen tënde”.

Ata nuk mundën të thoshin dot atë që vërtet ndjenin: “Na linin në hallin tonë!”

Ministrja e “Hollywood-it” tha se për të tilla raste përdhunimesh janë bërë edhe filma, nuk e di pse nuk Ia tha edhe prindërve të vajzës për t’i ngushëlluar?

Ndoshta ka dashur që ta kuptojnë që tashmë u xhirua! Ja pra, ky ishte filmi që fliste ministrja, edhe pse me metrazh të shkurtër…

Mjerë kujt I bie!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY