VIDEO/Kryemadhi flet për një tjetër skandal: Si ndodhi vjedhja spektakolare e 4.4...

VIDEO/Kryemadhi flet për një tjetër skandal: Si ndodhi vjedhja spektakolare e 4.4 mln eurove

301
0
Shares

Përveç protestës së opozitës, në Korçë ndodhet dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e cila takoi nga afër edhe përfaqësuesit e forcës politike që përfaqëson.

Kryemadhi foli për herë të parë  edhe për një episod, që e quajti skandal përmes të cilit tha se shqiptarëve i janë vjedhur për 4 orë 4,4 mln euro.

 “Pak ditë më parë ka ndodhur një vjedhje spektakolare. Po e sqaroj këtu nga Korça. Ju e dini që kemi një ndërmarrje që quhet KESH që detyrohet t’ja shesë OST energjinë dhe OST ia transmeton OSHEE. Qeveria jonë me dy individë, miq të Ramës ja blenë KESH me 39 euro megavatin dhe pas 4 orësh ia shitën OST me 49 euro megavatin. Pra për katër orë iu kanë vjedhur 4,4 mln euro shqiptarëve,– tha ajo.

Kryemadhi gjeti rastin për të ftuar çdo shqiptar në protestën e madhe të opozitës më 16 shkurt. Ajo tha se bëhet fjalë për protestën e halleve të çdo qytetari, ku do t’i jepet fund njëherë e mirë qeverisë së Ramës.

“16 shkurti nuk është thjesht protestë e opozitës, është protestë e të gjithë popullit shqiptar. Ka një emër, atë të halleve shqiptare. Çdo shqiptar që nuk ka mundësi të ushqejë fëmijët e tij t ë paguajë fatyrën e energjisë, apo nuk ka mundësi të paguajë taksat e larta që ndihet i frustruar.  Më 16 shkurt të jemi në protestë për ti thënë kësaj kaste që ne nuk pranojmë dhunimin tënd.”

Takim me strukturat e LSI-së Korçë

Takim me strukturat e LSI-së Korçë

Publiée par Monika Kryemadhi sur Samedi 9 février 2019

DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY