FOTO/Gruaja mendon për vdekjen, blen arkivolin e saj sa është ende gjallë

FOTO/Gruaja mendon për vdekjen, blen arkivolin e saj sa është ende gjallë

180
0
Shares

Një grua ka menduar për vdekjen më herët se zakonisht.  Zodwa Wabantu, një personalitet i medias në Afrikën e Jugut, ndau në  Instagram disa foto nga një dyqan arkivolesh teksa kishte hyrë në njërin prej tij.

Ajo shkroi: “Vdekja, shoqëria gjithmonë ka patur frikë të flasë për vdekjen. Të gjithë do të vdesim, dhe unë bëra një zgjedhje për të blerë arkivolin tim sa jam gjallë ende.”

Megjithëse vendimi i saj për të blerë arkivolin tani mund të duket e çuditshme, por për te ka arsye të trishtueshme pse ka zgjedhur kështu.

Duke folur për TshisaLive, Zodwa shpjegoi se kur nëna e saj vdiq ajo u varros në një arkivol të lirë dhe ajo nuk donte të njëjtën gjë për vete.

Ajo shtoi se nuk do të donte që familja e saj dhe sidomos djali i saj të lodheshin për të gjetur paratë për shpenzimet e varrimit, nëse diçka do t’i ndodhte asaj papritur.

Ndjekësit e  saj në Instagram kanë pasur reagime të shumta ndaj blerjes së saj të pazakontë./DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY