Videoja e prindërve të vajzës, ish-ministri: Po pres të shoh dhe fytyrat...

Videoja e prindërve të vajzës, ish-ministri: Po pres të shoh dhe fytyrat e mësuesve, policëve…

149
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me videon që publikoi kryeministri Edi Rama.

Në video zbulohej identiteti i prindërve të vajzës së dhunuar në Kavajë.

Manjani shkruan se shteti atëhere kur duhej, nuk ishte askund, e padyshim që është “blerësi” më i madh i traumave.

Me ironi, ish-ministri thotë se tani mezi pret të shohë dhe fytyrat e mësuesve.

Postimi i Ylli Manjanit

Prindërit e adoleshentes në Kavajë nuk patën besim tek askush, ndaj nuk denoncuan për të mbrojtur FËMIJËN e tyre.

Sot post traumë nuk ka më asnjë rëndësi se me kë dalin n’resme publike, me Spiropalin apo me SpiroRamën.

Shteti, bash atëhere kur duhej, nuk ishte askund. Pushteti, padyshim që është “blerësi” i traumave më i madh.

Ndaj mirë bëjnë që nxjerrin prindërit, por po pres të shoh edhe fytyrat e mësuesve që dinim çdo gjë dhe nuk bënë asgjë; policëve që kishin për detyrë ta ndalonin atë traumë dhe nuk e ndalën; të gjithë atyre sehirxhinjve që fatkeqësinë e tjetrit e panë si gallatë.

Turp!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY