Konfirmohet rasti i parë me AH1N1 në Durrës, në gjendje të rëndë...

Konfirmohet rasti i parë me AH1N1 në Durrës, në gjendje të rëndë një 60-vjeçar

101
0
Shares

Një 60-vjeçar raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore në Durrës, si pasojë e virusit të gripit AH1N1.

Në spitalin e Durrësit prej tre ditësh qëndron i shtruar një pacient me AH1N1. Bëhet fjalë për një 60-vjeçar të shtruar në repartin e reanimacionit të kirurgjisë.

Kujtojmë se në spitalin e Sanatoriumit ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë kanë humbur jetën katër persona si pasojë e virusit të gripit AH1N1.

Viktima e fundit e prekur nga AH1N1 është një e moshuar nga Shkodra, ndërsa tre rastet e tjera ishin një nga Tirana dhe dy nga Elbasani.

Derimë tani Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP kanë këmbëngulur se në vendin tonë nuk ka pasur raste të gripit të derrit, dhe se 4 pacientët që kanë humbur jetën kanë qenë të prekur nga gripi i zakonshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY