Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, ka verifikuar listat shumëemërore të kandidatëve për deputet të LIBRA-s, të Ben Blushit. Nga shqyrtimi i dokumentacionit, mësohet se është konstatuar se dy kandidatë kanë pasur në të kaluarën precedentë penalë, por pavarësisht këtij fakti, në zbatimit të ligjit ata nuk janë ndaluar për të garuar në 18 qershor.
Qarku Vlorë
Florian Gjoni kandidat në listën shumë emërore të Partisë LIBRA me numër rendor 9 në zonën zgjedhore Qarku Vlorë ka deklaruar një dënim penal me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë nr. 56, data 09. 05. 2007 për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237/1 e Kodit Penal, dënuar me 140 000 lekë gjobë.
Sipas shkresës me nr. 3686/1 prot., datë 02. 05. 2017 së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore të datës 01. 05. 2017 rezulton i njëjti dënim me gjobë sikundër kandidati ka deklaruar.
Qarku Fier
Daniel Koci kandidat në listën shumë emërore Partia LIBRA me numër rendor 11 në zonën zgjedhore Qarku Fier nuk ka deklaruar asnjë dënim me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Sipas shkresës me nr. 3686/1 prot., datë 02. 05. 2017 së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore të datës 01. 05. 2017 rezulton se, ky kandidat me vendimin nr. 30 datë 23. 01. 2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë është deklaruar fajtor për veprën penale “Drejtimit të automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 e Kodit Penal dhe në bazë të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale është dënuar me 20 ditë burg. Në bazë të nenit 69 Kodit Penal është rehabilituar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/