Një ndër çiftet më të njohura të Showbizzit shqiptar janë Loredana dhe Mozzik. Të dy kanë arritur sukses me këngët e tyre dhe jashtë kufijve, kryesisht në Gjermani dhe në Zvicër.
Megjithatë duket se jo të gjithë e kanë të lehtë ta pranojnë suksesin e tyre dhe madje nuk ngurrojnë të përdorin artistët për të folur kundër shqiptarëve.
Revista zvicerane ‘Weltwoche’ ka vendosur t’i dedikojë një shkrim të veçantë Loredanës dhe shqiptarëve. Në revistën zvicerane, këngëtaren shqiptare e përshkruajnë si një repere të suksesshme me 1 milionë ndjekës në rrjete sociale dhe këngët e saj janë dëgjuar 76 milionë herë. Por ajo që vihet re në shkrimi është dhe fakti se revista kritikon dhe shqiptarët në përgjithësi.
“Shqiptarët në botën e jashtme nuk e kanë të lehtë, sepse përherë maten me ata pjesëtarët e përhershëm të shtresës së ulët, që udhëtojnë pesë veta tok me ‘Mercedes’ të zinj, kanë kafka të rrafshëta në pjesën e pasme dhe thonë fjali, të cilat janë aq të thjeshta sa kokat e tyre tullace. Ata mendojnë se janë njerëzit më ‘cool’ në botë, se vajzat presin vetëm ata dhe se një thikë thotë më shumë se një mijë fjalë”, – shkruhet në artikullin e “Weltwoche” sipas “Dialog Plus”.
Edhe pse ky shkrim duket se do të zbehte suksesin e dyshes, në fakt çiftit nuk i ka bërë përshtypje sepse vazhdojnë ende të punojnë fort sidomos pas këngës së sapo publikuar këtë janar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/