VIDEO/LSI ngre disa pyetje për ministren Gjonaj dhe bashkëshortin e saj

VIDEO/LSI ngre disa pyetje për ministren Gjonaj dhe bashkëshortin e saj

165
0
Shares

Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj deklaroi  se duke nisur nga sot, LSI do të nisë një seri pyetjesh dhe denoncimesh në adresë të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Mehmetaj ka listuar pyetjet që LSI ka ngritur për Gjonajn lidhur me bashkëshortin e saj dhe si i ka ai punët me drejtësinë.

Në kuadër të transparencës për ti ardhur në ndihmë reformës në drejtësi, nga sot dhe në vazhdim do të nisim një seri pyetjesh dhe denoncimesh publike dhe të dokumentuar ndaj ministres Gjonja dhe enturazhit të saj për të kuptuar se kush është Etilda, tha Mehmetaj.

Ja  pyetjet e LSI:

Pyetja e parë? Etilda Gjonaj është ministrja e drejtësisë apo e Etilda e Gjykatave?

Ku punonte bashkëshorti juaj dhe çfarë pune bënte deri në vitin 2016?

Çfarë problemesh ligjore ka pasur bashkëshorti juaj në përudhen që është pushuar nga puna?

Po në organet e drejtësisë çfarë raporti ka pasur bashkëshorti juaj?

Ku është sot bashkëshorti juaj dhe çfarë pozicioni pune mban?

Konferencë për shtyp nga selia e LSI-së

Konferencë për shtyp nga selia e LSI-së

Publiée par Kejdi Mehmetaj sur Vendredi 8 février 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY