FOTO/’Edhe hajdut me çizme dhe mashtrues me çizme’, deputeti: Rama gënjen për...

FOTO/’Edhe hajdut me çizme dhe mashtrues me çizme’, deputeti: Rama gënjen për paktin e Universitetit

138
0
Shares

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka denoncur një rast ku tregohet se pakti i universitetit i prezantuar nga Kryeministri Rama nuk po realizohet siç është premtuar.

Deputeti shkruan se lekët që supozohen ti falen studentëve për shkak të heqjes së tarifës, në fakt iu merren nga krahu tjetër me tarifat për kreditet sic është dhe rasti i studentit më poshtë.

Ai ka paguar 140 mijë lekë për kreditet e provimeve.

DENONCIMI I PLOTË

MASHTRUESI ME ÇIZME
Rama vazhdon turin e tij të mashtrimeve me studentët nga Korça, duke i tundur para syve paktin-indulgjencë e duke i hedhur si “kockë” persekucionin akademik, që “prokurorët” e tij politikë, do bëjnë me pedagogët.
Ndërkohë kërkesat e studentëve mbeten në ajër.
Tarifat gjoja të përgjysmuara të Bachelorit që i jepen studentëve me dorën e djathtë, u rrëmbehen në shuma akoma të mëdha me dorën e majtë, me tarifë tjetër, atë të krediteve që me demek u anullua.
Rasti në foto e tregon.
Studenti poshtë në foto, është i detyruar dhe ka paguar 4 mijë lekë për çdo kredit.
Për 35 kredite ka paguar 140 mijë lekë.
Nga tarifa prej 250 mijë lekësh e Bachelorit ka përfituar gjoja 125 mijë lekë.
Në fund të ditës ai dhe familja e tij kanë paguar në total 15 mijë lekë më shumë.
Zhvatje epike në mes të ditës, e shitur, akoma më keq, si falje.
Kësaj i thonë:
EDHE HAJDUT ME ÇIZME EDHE MASHTRUES ME ÇIZME!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY