Vetting, ankimohet vendimi për anëtarin e KLP-së

Vetting, ankimohet vendimi për anëtarin e KLP-së

131
0
Shares

Komisioneri Publik ka ankimuar sot vendimin e KPK për Besnik Cani prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, aktualisht anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Sipas argumentimit të KP, Komisioneri Cani nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë.

“Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerëson se, bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, z. Besnik Cani, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë” informon zyra e shtypit e Komisionerit Publik.

Besnik Cani ishte kandidati i fundit i Këshillit të Lartë të Prokurorisë që u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Besnik Cani e ka filluar karrierën në Prokurori në vitin 2003, i emëruar fillimisht në Prokurorinë e Tiranës. Përgjatë 15 viteve, ai ka drejtuar prokuroritë e Fierit, Shkodrës dhe Elbasanit dhe së fundmi është emëruar në kabinetin e Prokurorit të Përgjithshëm. Cani ka qenë më parë edhe anëtar i Këshillit të Prokurorisë.

DETAJE NGA PROCESI I TIJ I VETTINGUT 

Prokurori Besnik Cani ka dalë para disa muajsh para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për vlerësimin në tre shtyllat; pasurinë, integritetin moral dhe profesional. Sipas ILDKPKI, në aspektin e pasurisë, Cani është në rregull, ndërkohë që Komisioni ka ngritur dyshime mbi një kontratë me një kompani hidrokarburesh për ndërtimin e një karburanti, ku prokurori do të merrte 5 lekë për litër.

Përsa i përket figurës, DSIK nuk ka gjetur asnjë problem duke rekomanduar vijimin e detyrës. “DSIK ka sjell raport se Cani nuk ka kontakte të papërshtatshme dhe se duhet të vazhdojë detyrën. Për Canin ka disa denoncime për korrupsion dhe kontakte me krimin e organizuar. U ripërditësua raporti i DSIK dhe pas këtyre verifikimeve u konfirmua se nuk ka asnjë kontakt dhe është i përshtatshëm për të qenë prokuror. Prokuroria e Përgjithshme ka sjellë raport për anën profesionale ku thotë se është i aftë në aspektin profesional, korrekt në pune dhe është vlerësuar shumë mirë edhe nga Prokuroria e Përgjithshme në vitet 2014-2016” deklaron KPK.

Megjithatë Komisioni ka ngritur dyshime për aspektin profesional pasi ka pasur një lumë denoncumesh kundër tij, ndërsa janë ngritur dyshime për disa dosje, mes tyre një në Fier dhe një në Elbasan. E para për moshetimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo për përfshirje në skemë korruptive për qiratë e buta, pasi dyshohet se kishte përfituar kredi si i pastrehtë, por nga hetimi rezultoi se gruaja e tij kishte marrë statusin si e pastrehë. Dosja e dytë është për pushimin e hetimeve për tenderat në spitalin Psikiatrik të Elbasanit, kur ka qenë drejtues prokurori në këtë qytet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY