Pas identifikimit të trupit të vdekur të Emiliano Sala, futbollistët dhe klubet e futbollit kanë dërguar mesazhe ngushëlluese për 28-vjeçarin.
Cardiff City, klubi me të cilin Sala nënshkroi kohët e fundit për 15 milionë paund, tha: “Ngushëllimet më të përzemërta për familjen e Emiliano. Ai dhe David do mbesin gjithmonë mes nesh.
Sergio Aguero i Manchester City, shkroi: “U prehsh në paqe, Emiliano. Ngushëllimet e mia për miqtë dhe familjen e tij.”
Presidenti i Argjentinës, Mauricio Macri, i cili iu bashkua thirrjeve për vazhdimin e kërkimeve për gjetjen e Sala, gjithashtu dërgoi mesazhe ngushëllimi për familjen e futbollistit: “Ne jemi me ju.”
Mesut Ozil i Arsenal shkroi: “Nuk ka fjalë për ta përshkruar sesa e dhimbshme është kjo. ngushëllime familjes së tij dhe familjes së pilotit. “
Benjamin Mendy i Mançesterit publikoi një imazh të Sala në Twitter, ndërsa mbrojtësi i Paris Saint-Germain Kylian Mbappe shkroi : “RIP Emi”.
Policia konfirmoi të enjten (7 janar) se trupi i gjetur në rrënojat e avionit në Kanalin Anglez është i futbollistit argjentinas Emiliano Sala.
Njoftimi u bë pas ekzaminimit të trupit, që u nxor nga avioni i zhytur në det të mërkurën.
Sala, i cili sapo kishte nënshkruar me klubin e Premier League Cardiff dhe pilotin David Ibbotson, ishin të vetmit njerëz në bordin e avionit të vogël, i cili u zhduk gjatë muajit të kaluar në Kanalin Anglez.
“Trupi i sjellë në Portland Port është identifikuar zyrtarisht nga HM Corone si ai i futbollistit profesionist Emiliano Sala,”-tha policia e Dorset në një deklaratë. “Familja e Sala dhe e pilotit David Ibbotson janë informuar për lajmin.”
Ndërsa nuk dihet ende asnjë informacion mbi trupin e pilotit.
Hetuesit nuk kanë arritur të nxjerrin avionin nga uji.
Futbollisti po udhëtonte nga Nantes në Cardiff pasi Sala u transferua nga ekipi i qytetit francez.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/