Abuzimet me tenderat, lirohen dy nga ish-zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë

Abuzimet me tenderat, lirohen dy nga ish-zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë

163
0
Shares

Lirohen nga burgu dy nga ish-zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë të arrestuar për abuzime me tenderat.

Gjykata e Tiranës vendosi sot ndryshimin e masës së sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’ për  ish-drejtorin e Shërbimeve Mbështetëse Aurel Lamçe dhe ish-specialistin e IT-së në Ministri, Arlind Alikaj.

Të pandehurit e mësipërm u arrestuan të mërkurën së bashku me ish-Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë Juliana Hoxha dhe ish-specialistin tjetër të IT-së Lysien Ali.

Nga organi i akuzës mësohet se hetimet janë shtrirë në 5 tendera, konkretisht:

1.Mirëmbajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS në 7 Gjykatat Administrative

2. Përmirësimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale

3.Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar

4.Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës

5.Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik të çështjeve të përmbarimit

Në materialet e prokurorisë  thuhet se  nga komunikata e përditshme e Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve dhe në burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës  vazhdohet të monitorohet me sistemin e vjetër dhe nuk janë instaluar dhe konfiguruar me kamerat e reja.

Ndërkohë  një tjetër shkelje e konstutuar është dhe fakti  se operatorët ekonomike që kanë marrë pjesë në tendera nuk i kanë përmbushur të gjitha kriteret që autoriteti kontraktor i vlerëson të nevojshme  pasi disa prej tyre rezultojnë debitorë ndaj tatim-taksave.

Hetimet kanë pasur në fokus funksionarët publikë që kanë qenë pjesë e njësive të prokurimit, komisioneve të verifikimit të ofertave dhe komisioneve për mbikqyrjen e zbatimit të kontratave.

Kallëzimi është bërë në prokurori  pas shkeljeve që  janë evidentuar fillimisht nga grupi i inspektimit të Ministrisë sq Drejtësisë, e më pas dhe nga grupi i inspektimit të Ministrisë së Financave.

Hetimet kanë nxjerrë në pah shkeljet e evidentuara të shoqëruara me pasoja të medha për buxhetin e shtetit.

Disa nga sistemet objekt të këtyre procedurave të prokurimit në një pjesë të madhe nuk janë funksionale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY