Pranga shqiptarit, kapet me 4.5 kg kokainë e pastër

Pranga shqiptarit, kapet me 4.5 kg kokainë e pastër

134
0
Shares
Foto Ilustruese

Një shqiptar është prangosur nga policia italiane pasi i është gjetur një sasi e madhe kokaine.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, shqiptari me inicialet S. J., është ndaluar ndërsa udhëtonte me automjetin e tij në një nga daljet e autostradës Buonfomello-Termini Imerese, pranë Palermos.

Policia e Palermos në Itali ka arrestuar një korrier shqiptar droge me 4.5 kg kokainë të pastër, e cila nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën  e  mbi 130 mijë eurove.

Pas një kontrolli rrugor e me ndihmën e qenit antidrogë Elisir, në automjetin e shqiptarit është gjetur kokaina e fshehur në një vend të modifikuar enkas pranë airbagut në anën e pasagjerit.

Kokaina e një cilësie shumë të pastër ishte e ndarë në 4 pako me një peshë totale 4.5 kg.

Shqiptari i arrestuar S. J., është vënë në pranga e është në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY