Hetimi për tenderat/ 3-ish Ministra do të thirren në Prokurori, verifikim dhe...

Hetimi për tenderat/ 3-ish Ministra do të thirren në Prokurori, verifikim dhe për Gjonajn

145
0
Shares

Prokuroria e Tiranës pritet që të thërrasë për të dëshmuar 3 ish-ministra të Drejtësisë. Konkretisht, do të thirren për të dëshmuar ish-ministri Ylli Manjani, Petrit Vasili dhe Gazmend Bardhi.

Mësohet se ata do të pyeten javën e ardhshme në lidhje me rolin e tyre në procedurat e prokurimit.

Burime konfirmojnë për ”Panoramën” se sa i takon dy ish-ministrave Ylli Manjani dhe Petrit Vasili, nuk janë në hetim, por në proces verifikimi për këtë do të merren edhe dëshmitë e tyre. Duke qenë se kontratat vijojnë të jenë në zbatim edhe aktualisht, organi i akuzës do të kryejë një verifikim edhe për ministren aktuale të Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë kishte nisur prej muajsh një hetim, i cili u finalizua ditën e martë me caktimin e masave të sigurisë për 12 ish-zyrtarët. Ndërsa disa prej tyre ishin thirrur pak kohë më parë për t’u marrë në pyetje.

Prokuroria thotë se ka zbuluar abuzime të rënda me tenderat në vitet 2016-2017 dhe i ka akuzuar për ‘shpërdorim detyre”.

Nga detyra është shkarkuar edhe Drejtori i ri i Përgjithshëm i Burgjeve, Stefan Çipa, vetëm pesë muaj i emëruar në detyrë. shkarkimi është bërë nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Hetimet e Prokurorisë që çuan në arrestime janë përqëndruar edhe në disa tendera të zhvilluara për burgjet.

Tenderat e hetuar janë: Mirëmbajtja dhe mbikëqyrja e sistemit ICMIS në 7 Gjykatat Administrative; përmirësimi i sistemit të mbikëqyrjes elektronike në fushën penale; përmirësimi, zhvillimi dhe mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar; Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës dhe përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik të çështjeve të përmbarimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY