Një tjetër karburant është grabitur gjatë natës në Novoselë.
Sipas burimeve kanë qenë dy persona të kamufluar që kanë kërcënuar rojën duke i marrë xhiron ditore afro 35 mijë lekë.
Në dëshminë e tij në polici roja ka treguar se ka dëgjuar grabitësit që të thonë ‘nxirr pistoletën’, ndërsa më pas kanë thyer xhamin e kabinës ku qëndronte duke i marrë lekët.
Pas njoftimit, policia e Vlores ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. Kjo nuk është hera e parë që këtë zonë grabiten pika karburantesh.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/