Nuk mbylli lojërat e fatit, procedohet 49-vjeçari i dënuar më parë në...

Nuk mbylli lojërat e fatit, procedohet 49-vjeçari i dënuar më parë në Itali

103
0
Shares

Policia e Tiranës ka vijuar me kontrollet në të gjithë qarkun për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Burime nga policia, thonë se është proceduar penalisht 1 shtetas për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Janë sekuestrar në cilësinë e provës materiale 3 televizorë dhe një aparat celular.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 2, proceduan në gjëndje të lirë shtetasin:

– Sh. T., 49 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë në Itali, për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Në rrugën “Irfan Tomini”, në lokalin e tij, ky shtetas u konstatua duke hedhur lloto për ndeshje futbolli për shtetas të ndryshëm. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre televizorë dhe një aparat celular.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY