Ngjarja e rëndë në Kosovë, 16-vjeçarja përdhunohet nga mësuesi e polici, ...

Ngjarja e rëndë në Kosovë, 16-vjeçarja përdhunohet nga mësuesi e polici, më pas aborton

392
0
Shares

Ndërsa Shqipëria është tronditur nga skandali i përdhunimit në Kavajë, dhe në Kosovë është e njëjta histori, ndoshta dhe në përmasa më tragjike.

Një 16-vjeçare është përdhunuar, ndërsa nuk ka marrë ndihmën që priste nga autoritetet.

Nxënësja nga Drenasi ishte abuzuar fillimusht nga mësuesi i saj dhe kishte shkuar në polici të denonconte ngjarjen. Ndërkohë vajza nuk e dinte se çfarë e priste më tutje. Polici hetues Vesel Veseli kishte marrë deklaratën dhe e kishte fotografuar të zhveshur. Pas ekspertizës mjekoligjore e kishte shantazhuar, që ta detyronte të kryente marrëdhënie me të.

Mediat kosovare shkruajnë se vajza mbeti shtatzënë me abuzuesin e saj, i cili e ka detyruar të abortojë në klinikën e një mjeku gjinekolog, Femi Ahmeti, në Prishtinë.

Polici hetues 50-vjeçar u vu në pranga të martën, ndërsa ishte media kosovare “Insajderi” e cila informoi Prokurorinë për rastin e rëndë, duke vënë në lëvizje mekanizmin e drejtësisë.

Vajza, që kishte menduar vetëvrasjen, kishte shkuar për konsultim te një avokat dhe ky i fundit, me anë të një letre anonime, ka informuar “Insajderin” mbi këtë ngjarje të rëndë.

Klinika e mjekut që kreu abortin është bastisur nga forcat e rendit, ndërsa dhe mësuesi Shkëlzen Gjekaj është pezulluar. Nëna e viktimës rrëfeu për “Klan Kosovën” se e dinin për abuzimin e mësuesit, por jo për atë të policit. Abuzimi i të miturës ka shkaktuar një valë të gjerë indinjate në Kosovë, ku për këtë ngjarje janë organizuar këtë të enjte edhe protesta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY