EMRAT/Pacienti iu vdiq në urgjencë, pezullohen dy mjekët në Fier

EMRAT/Pacienti iu vdiq në urgjencë, pezullohen dy mjekët në Fier

161
0
Shares

Gjykata e Fierit ka pezulluar nga puna dy mjekë të urgjencës së spitalit rajonal Fier.

Ndërkohë ka dhënë masën detyrim paraqitje për një tjetër mjek. Vendimi ka ardhur lidhur me vdekjen e 43-vjeçarit Besnik Ramaj në dhjetor të vitit të kaluar.

Mjekët të cilët janë pezulluar nga puna janë Bledi Dhespollari dhe Emiljano Myrtaj, ndërsa u vendos detyrim paraqitje për kardiologun Viktor Gjini.

Urdhri i pezullimit të mjekëve erdhi pas denoncimit të familjarëve të 43-vjeçarit, të cilët akuzonin mjekët  se nuk i kishin dhënë në kohë ndihmën mjekësore dhe shërbimin e duhur familjarit të tyre Besnik Ramaj.

Besnik Ramaj humbi jetën më 23 dhjetor ndërsa po transportohej nga Fieri drejt Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY