Kryemadhi i përgjigjet ministrit: Vetëm me një diplomë na e kaloni, me...

Kryemadhi i përgjigjet ministrit: Vetëm me një diplomë na e kaloni, me “lëpirjen” e menderes së Ramës

244
0
Shares

Kryetarja e LSI i është përgjigjur ministrit Lleshi pasi ‘përqeshi’ një ditë më parë në Komisionin e Medias deputetet e LSi.

Ministri i Brendshëm u kap me Kejdi Mehmetajn, teksa i tha se do ta dëgjonte kur të mbaronte universitetin, duke qënë se deputetja është aktualisht me studime.

Në fjalën e saj në parlament, Kryemadhi ka deklaruar se vetëm në një diplomë, qeveria ja kalon Lëvizjes Socialiste për Integrim, në atë të lëpirjes së menderes së kryeministrit Edi Rama.

Sa për dijeni për të gjithë zëdhënësit e Ramës që kam këtu po ju bëj me dije se Kejdi Mehmetaj dhe Flodia Kërpaci të dyja janë diplomuar.

Këta që kam mbrapa nuk e dinë se çfarë është diploma. Ajo ministrja e Arsimit vjen me një kolegj fetar. Elisa Spiropali nuk e di në ka diplomë fare. Mos guxojë më njeri nga ju që të përmendi diplomat se po qe për diploma nuk dimë si të dalim nga kjo. Ju vetëm me një diplomë na e kaloni, diplomën për t’ju lëpirë menderen kryetarit të partisë, këtu na e kaloni ju” tha Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY