DETAJE/Krimi në Vlorë, vajza e çiftit u nis nga Tirana të shuante...

DETAJE/Krimi në Vlorë, vajza e çiftit u nis nga Tirana të shuante sherrin e prindërve

155
0
Shares

Eva Lera u vra nga bashkëshorti i saj, ndërsa ai vetë ndodhet jashtë rrezikut për jetën pas tentativës për ti dhënë fund jetës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Vlorë, në banesën e çiftit në lagjen “Kushtrimi”, vetëm pak metra larg Komisariatit të Policisë, rreth orës 12:10.

Pas mbytjes së gruas, Teodor Lera ka tentuar më pas të kryejë vetëvrasje. 57- vjeçari mësohet se ka prerë damarët në duar dhe këmbë.

Çifti prej kohësh kishte një marrëdhënie të tensionuar, pasi Teodori në disa raste kishte shfaqur sjellje të dhunshme. Madje, vetëm disa muaj më parë, babai i tre fëmijëve është ndaluar nga Policia për dhunë në familje. Ishte pikërisht Eva Lera që e denoncoi, pas një goditjeje me send të fortë në kokë.

Sipas Panoramës, vajza e tyre e vogël që studionte në Tiranë, ishte nisur për të qetësuar gjakrat mes tyre, sapo kishte marrë vesh që mes tyre kishte tensione. Ajo kur ka kuptuar situatën është drejtuar për në shtëpi, kur është përballur me skenën e tmerrshme, ku të dy prindërit e saj ishin në tokë.

Ka qënë ajo që ka njoftuar policinë. Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes që çoi në vrasjen e 45-vjeçares, Eva Lera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY