Rama dhe Ruçi mungojnë, çfarë diskutohet sot në Kuvend

Rama dhe Ruçi mungojnë, çfarë diskutohet sot në Kuvend

88
0
Shares

Edhe ditën e sotme, do të mungojnë në seancë parlamentare kreu i Kuvendit dhe Kryeministri i vendit.

Ndonëse protokolli e kërkon që njëri prej zyrtarëve më të lartë të shtetit të jetë i pranishëm në Shqipëri, ditët e fundit presidenti Ilir Meta, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryeministri Edi Rama ndodhen jashtë kufijve dhe në cepe të ndryshme të globit.

Për këto dy ditë, për mazhorancën dhe qeverinë është përgjigjur zv.kryeministri Erjon Braçe.

Presidenti Meta ndodhet në Uashington të SHBA-së, kryeparlamentari Ruçi në Berlin të Gjermanisë, ndërsa kryeministri Rama në Riad të Arabisë Saudite.

Ndërkohë, seanca e sotme do të zhvillohet nën drejtimin e nënkryetares socialiste të Kuvendit, Vasilika Hysi, siç njoftohet online nga faqja e parlamentit.

Në seancën e sotme janë parashikuar të diskutohen dy dekretet e presidentit Meta,  Ligjin për Noterinë dhe Ligjin për Kadastrën. Nuk dihet ende se cili do të jetë qëndrimi i opozitës në Kuvend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY