Përdhunimi i 13-vjeçares, Lleshi: Djemtë s’e dinin që po kryenin vepër penale

Përdhunimi i 13-vjeçares, Lleshi: Djemtë s’e dinin që po kryenin vepër penale

306
0
Shares

Rasti i rëndë i përdhunimit nga 8 djem minoren të një 13-vjeçareje në Kavajë, duke përdorur një video të saj si një mjet shantazhi, ka tronditur opinion shqiptar.

Rasti i 13-vjeçares dhe trajtimi i saj ka qenë tema e mbrëmjes së kësaj të marte në ‘Top Show’.

Në studion e ‘Top Show’, kryetarja e Agjensisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, Alma Tandili Lleshi, ajo ka bërë me dije se familja dhe vajza janë në marrë në trajtim nga Agjensia, si dhe është kërkuar ngritja e ngjarjes në nivel ekspertësh.

‘Flasim për fëmijë që ndjehen të cënuar. Është prekur dinjiteti i fëmijëve të gjithë shkollës’. shprehet Alma Tandili Lleshi.

Por sipas saj çështja është akoma edhe më komplekse.

‘Çështja është kaq komplekse sa fëmijët tani po e kuptojnë që kanë bërë një vepër penale. Sepse deri tani ata e konsideronin këtë si një lojë’, u shpreh ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY