U shkarkua nga KESH disa ditë më parë, nuk vonon emërimi në...

U shkarkua nga KESH disa ditë më parë, nuk vonon emërimi në krye të AKU

215
0
Shares

Me emërimin e ministrave të rinj, qeveria e Kryeministrit Edi Rama po bën ndryshime në disa dikastere, ku mund të thuhet se po i riciklon këto institucione.

Mesditën e sotme u njoftua se Agron Hetoja është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, duke zëvendësuar Agim Ismailin.

Ndërkohë vetë Hetoja u shkarkua pak ditë më parë nga posti i drejtorit të KESH. Menjëherë, kryeministri Rama i ka gjetur brenda pak ditësh një detyrë të re.

Sa i përket Ismailit, ish-drejtori i AKU-së u emërua sot në postin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, ndërsa Stefan Çipa deklaroi se largohet për të marrë një detyrë të re, por pa dhënë më shumë detaje.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi ZËVENDËSKRYEMINISTRI ERION BRAÇE

V E N D I M

PËR

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AUTORITETIT KOMBËTAR TË USHQIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 65, të ligjit nr.9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Agim Ismaili, drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Agron Hetoja emërohet drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY