Maqedonia nënshkruan marrëveshjen e pranimit në NATO

Maqedonia nënshkruan marrëveshjen e pranimit në NATO

118
0
Shares

Shtetet e NATO-s kanë nënshkruar një marrëveshje me Maqedoninë, duke i hapur rrugën shtetit ballkanik që të bëhet anëtari i 30-të i aleancës ushtarake.

Çdo anëtar i NATO-s tani do të duhet të ratifikojë protokollin e pranimit. Në selinë e NATO-s në Bruksel po zhvillohet aktualisht ceremonia e protokollit, ndërsa Shqipëria ka qenë vendi i parë që ka nënshkruar  pro për shtetin fqinj.

Muajin e kaluar parlamenti grek ratifikoi marrëveshjen që i dha fund marrëdhënies së ftohtë mes dy vendeve.

Ata miratuan emrin Republika e Maqedonisë Veriore. Greqia kishte bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë duke thënë se emri nënkuptonte ambicie territoriale.

Rajoni grek i Maqedonisë përfshin qytetin e dytë të vendit Selanik. Ligjvënësit grekë miratuan marrëveshjen pavarësisht kundërshtimit të gjerë nga publiku.

Ministri i Jashtëm maqedonas Nikola Dimitrov tha se vendi do të ndryshojë emrin e vet “brenda një dite” pas nënshkrimit të protokollit të pranimit.

Nëse mosmarrëveshja do të zgjaste, do të thoshte se deri më tani Greqia është ajo që po e frustronte përpjekjen e Maqedonisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY