Vetëm 5 muaj në detyrë, shkarkohet drejtori i Burgjeve Çipa

Vetëm 5 muaj në detyrë, shkarkohet drejtori i Burgjeve Çipa

301
0
Shares

Ndryshime të reja në drejtorinë e Burgjeve. Mësohet se është shkarkuar nga detyra, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Stefan Çipa. Shkarkimi i tij është vendosur ditën e djeshme nga ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj.

Ai qëndroi 5 muaj në këtë detyrë pasi zëvendësoi Arben Çukon, i cili u arrestua më pas në kuadër të operacionit “Vol-vo4”. Nuk dihet ende se kush do jetë pasuesi i tij.

Kujtojmë se disa drejtues janë ndërruar që nga 2013 tek Burgjet, duke nisur me Artur Zoton, Arjan Hoxhën, Arben Çukon deri sot me Stefan Çipën.

Çipa mbante më herët postin e zv/ministrit të Brendshëm, ndërsa ka qenë dhe sekretar për emigracionin në PS, si dhe kryetar i Bashkisë së Sarandës.

Burime bëjnë me dije se Çipa do të emërohet në një pozicion tjetër, po ende gjithçka mbetet e paqartë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY