Prokurori Besim Hajdarmataj aplikon për të qenë pjesë e SPAK

Prokurori Besim Hajdarmataj aplikon për të qenë pjesë e SPAK

296
0
Shares

Shkon në 13 numri i aplikime për Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.  Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj është prokurori i radhës që ka kandiduar për SPAK.

Hajdarmataj u rikthye vetëm një javë me parë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda pasi u transferua nga Arta Marku në prokurorinë e Pogradecit pas refuzimit për të marrë pjesë në shortin e dosjes Shullazi.

Ai fitoi gjyqin në Gjykatën Administrative dhe me pas Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi ta rikthente ne prokurorinë e krimeve të rënda. Hajdarmataj është dhe nje nga prokurorët e dosjes Tahiri.

Lista e Prokurorëve që kanë aplikuar për SPAK

Besim Hajdarmataj

Behar Dibra

Arben Kraja

Vladimir Mara

Dritan Prençi

Klodian Braho

Besnik Muçi

Anton Martini

Eneid Nakuçi

Edvin Kondili

Anton Martini

Eugen Beci

Dolorez Musabelliu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY