Klodiana Lala në hetim? Reagon Prokuroria e Krimeve të Rënda

Klodiana Lala në hetim? Reagon Prokuroria e Krimeve të Rënda

433
0
Shares

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka reaguar për të dhënë sqarime nëse gazetarja Klodiana Lala është në hetim për shkak se artikulli i publikuar për përgjimet e shitblerjes së votave, mban emrin e saj.

Prokuroria ka njoftuar se gazetarja Klodiana Lala nuk është person nën hetim në këtë proçedim penal dhe nuk është duke u hetuar nga ky organ proçedues.

Hetimet janë duke u kryer në lidhje me veprimet dhe mosveprimet e personave të tjerë funksionarë të organeve të drejtësisë, të cilët kanë hartuar aktet e përgjimeve, kanë administruar këto akte dhe kanë patur akses në to, por dhe kushdo tjetër që në bazë të ligjit është njohur me aktet e sipërcituara dhe ka patur detyrimin ligjorë për ruajtjen e sekretit hetimor.

Gjithashtu po kryhen hetime për veprën penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, të parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal, të lidhur me publikimin në mediat elektronike dhe të shkruara të disa akteve proçedurale të proçedimit penal nr.339 viti 2016.

Hetimet ne lidhje me këtë vepër penale kanë filluar që në muajin nëntor 2018 dhe lidhen me faktin se duke filluar që nga viti 2017 dhe në vazhdim, në kundërshtim  me ligjin janë bërë publike akte sekrete të përgjimeve të këtij procedimi penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY