VIDEO/Prela kaloi Vetingun, PD: Tashmë reforma në drejtësi ka vdekur

VIDEO/Prela kaloi Vetingun, PD: Tashmë reforma në drejtësi ka vdekur

121
0
Shares

Partia Demokratike ka dale në një deklaratë për mediat menjëherë pas vendimit të KPK-së për Donika Prelën e cila kaloi Vettingun.

Deputeti Enkelejd Alibeaj nga selia blu tha se ky vendim konfirmoi se vettingu funksionon si një vegël politike në duart e Edi Ramës.

Deputeti tha se reforma në drejtësi ka dështuar dhe se po përdoret për të mbrojtur kryeministrin Edi Rama.

Alibeaj solli në vemendje dhe njëherë problemet që i gjeti ONM-ja Donika Prelës lidhur me pasurinë e saj si dhe fshehjen e të ardhurave të bashkëshortit të saj.

Deputeti deklaroi se Komisioni i Vetingut mori vendimin në shkelje të ligjit, pa hetuar me imtësi, sidomos për dosjen 339.

Mbajtja e Donika Prelës është rasti kur drejtësia është e kapur nga krimi, dhe nga politika e cila është në shërbim të krimit’, tha deputeti./DRONI.al

Me mbajtjen e Donika Prelës në sistemin e drejtësisë, vetingu u konfirmua edhe një herë si një vegël në duart e Edi Ramës. Enkelejd Alibeaj deklaratë për mediat.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mardi 5 février 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY