LAJM I FUNDIT/U kapën me 3000 mijë euro false në makinë, 4...

LAJM I FUNDIT/U kapën me 3000 mijë euro false në makinë, 4 persona në pranga

230
0
Shares

3000 euro të dyshuara të falsifikuara janë sekuestruar në Fier gjatë operacionit “Kartmonedha”, ndërsa në pranga kanë rënë katër persona.

Sipas policisë, operacioni u krye nga DVP Fier në bashkëpunim me DVP Gjirokastër.Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit G.F, 26 vjeç, A.Sh, 35 vjeç, E.G, 31 vjeçe dhe E.Z, 34 vjeç, banues në Memaliaj, Tepelenë.

Arresimi i tyre u bë në vendin e quajtur “Rreth rrotullimi i parkut”  në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në mjetin tip “Volkswagen” me të cilin po udhëtonin, u janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 6 kartmonedhash me vlerë 3000 euro, me të njëjtin numër serie të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për hetim të metejshëm në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Falsifikimi i monedhave i kryer në bashkëpunim”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY