FOTO/I dhanë ‘OK’ Donika Prelës, anëtarët e trupës gjykuese janë ish-punonjësit e...

FOTO/I dhanë ‘OK’ Donika Prelës, anëtarët e trupës gjykuese janë ish-punonjësit e Ramës në Kryeministri

145
0
Shares
Donika Prela - Arta Marku

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë drejtuesen e komanduar të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prelën dhe pse u diskutua shumë për shkak të problemeve që figuruan me pasurinë dhe proceset gjyqësore.

Opozita ishte e para e cila kërkoi hetime të thelluara për Prelën, për të nxjerrë nëse ajo  kishte komunikuar me kreun e bandës së Avdylajve nga Shijaku, Astrit Avdylaj në kohën kur drejtonte Prokurorinë e Durrësit.

Nga ana tjetër, prokurores, i dolën probleme  sa i takon blerjes së dy apartamenteve dhe pagës së padeklaruar të bashkëshortit. Pavarësisht këtyre problemeve, Prela është konfirmuar në detyrë, duke kaluar vettingun.

Kush i dha OK Prelës?

Tre anëtarët e trupës gjykuese ishin  Roland Ilia,  Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari. Këta të fundit, nëse verifikojmë CV-të e tyre online rezultojnë se kanë qenë më parë ish-vartësit e Edi Ramës në kryeministri.

Konkretisht, për Olsi Komicin shkruhet: Për dy vjet, z. Komici ka punuar në Kryeministri si ekspert ligjor, anëtar i Task-Forcës “Për verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrën e tjetërsimit të pronës së paluajtshme shtetërore në zonën Vlorë-Sarandë“. Ai ka ushtruar profesionin e avokatit në periudhën maj 2016 – maj 2017 dhe pas kësaj ka kryer  detyrën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të ALUIZNI-t deri në mandatimin e tij nga Kuvendi  i Republikës së Shqipërisë si Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Komisioneri Komici është njohës shumë i mirë i gjuhës angleze dhe italiane.

Për anëtaren Valbona Sanxhaktari: Nga viti 2014 deri në vitin 2017 ka ushtruar detyren e juristes në Njësinë e Legjislacionit dhe Akteve të Këshillit të Ministrave, në Kryeministri. Në qershor të vitit 2017, znj. Valbona Sanxhaktari u zgjodh nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë Komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.​

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY