“Unaza e Re”, Lubonja: Ja pse presidenti ka të drejtë

“Unaza e Re”, Lubonja: Ja pse presidenti ka të drejtë

120
0
Shares

Publicisti Fatos Lubonja, i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News 24 komentoi reagimin publik të një dite më parë të Kreut të Shtetit, Ilir Meta i cili doli me qëndrim publik për çështjen e Unazës së Re dhe kërkoi anulimin e këtij projekti që prek shumë shtëpi banime me arsyetimin se ka pasur shkelje të mëdha ligjore.

Zoti Lubonja thotë se për të dalë në këtë konkluzion Presidenti Meta i ka bërë kërkesë institucioneve për tu mirë informuar për këtë projekt dhe është plotësisht në të drejtën e tij.

“Të mos harrojmë se ngjarja u bë ngjarje kur u denoncua falsifikimi në News 24. Qëndrimi i Presidentit ka një vlerë tjetër. Unë nuk dua ta shoh këtë si një konflikt mes dy personash, dua ta shoh si mënyrë të funksionimit të ligjit në Shqipëri. Ata që kanë detyrë t’i përfillin nuk i përfillin (Në këtë rast Qeveria nuk përfilli Presidentin) Kjo i tejkalon të gjitha caqet. Është ligji që duhet t’i përgjigjesh. Presidenti rendit nja 8 raste kur është nëpërkëmbur nga institucionet e shtetit që duhet ta informojnë. Dhe kjo tregon se kjo pjesë e shtetit që është qeveria kujton se është i gjithë shteti dhe nuk del përtej, atëherë ky është një problem i madh për demokracinë. Padyshim reagimi lidhet me vetë faktin se si është dhënë ky tender. Grabiten 20 milion euro, ditën për diell, nga institucionet e shtetit dhe nuk heton prokuroria. Nuk arrestohet, nuk hetohet personi që qëndron prapa këtij skandali një 26 vjeçarit. Pra shteti vjedh se s’ka frikë nga askush, opozita nuk quhet, Presidenti nuk quhet, atëherë ku jemi?”, thotë Lubonja.

Duke qëndruar në linjën që Presidenti ka pasur të drejtë që ka reaguar publikisht për projektin e Unazës së Re, Lubonja shtoi se kjo histori nuk duhet të mbarojë me kaq dhe se dikush duhet të japë llogari për vjedhjen e 20 milion eurove në atë projekt.

“Demokracia është kontroll pushtetesh. Ke një president që mendon se ka të drejtë, nga ana tjetër është ekzekutivi dhe nga ana tjetër media. Nëse kryeministri thotë media është kazan, nëse Presidentin e quan kryetar opozite ndaj është demokracia ajo ka një gjykatës. Ky karagjozi i Bashkisë thotë Presidenti i rrugëve…Por duhet dhënë përgjigje për vjedhjen 20 milion euroshe, ose ndryshe duhet lënë drejtësia të veprojë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY