Përdhunimi i 13 vjeçares në Kavajë, prokuroria deklaratë

Përdhunimi i 13 vjeçares në Kavajë, prokuroria deklaratë

260
0
Shares

Duke marrë shkasë nga rasti i përdhunimit të një vajze 13 vjeçare në Kavajë, Prokuroria e Durrësit thotë se rasti në fjalë po trajtohet me impenjimin e duhur dhe maksimal në zbatim të detyrës dhe në përputhje me normat dhe detyrimet që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur.

Në deklaratë, Prokuroria shkruan se për shkak të natyrës së veprës penale, personit viktimë që është e mitur dhe autorët që janë të gjithë në moshën 16 vjeç, rasti trajtohet nga prokurorët e seksionit për të mitur.

“Sa më sipër në respektim të të drejtave të të miturve, për mosndërhyrjen në jetën private dhe në mospublikim e të dhënave që kanë të bëjnë me rastin në fjalë dhe në respektim të detyrimeve që parashikohen në dispozitat ligjore për trajtimin e të miturve, kërkojmë nga ana juaj mirëkuptimin dhe zbatimin e këtyre dispozitave ligjore”, thuhet në reagim.

Gjykata e Durrësit dha sot masën e sigurisë burg për 7 adoleshentët e akuzuar për abuzimin seksual.

Adoleshentët akuzohen për marrëdhënie seksuale me të mitur. 5 nga 7 të arrestuarit kanë mohuar akuzat e prokurorisë para trupës gjykuese, ndërsa dy prej tyre kanë pranuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, por me dëshirën e saj.

Seanca zgjati përreth 3 orë dhe u zhvillua me dyer të mbyllura.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY