Përdhunimi i minorenes në Kavajë, flet babai: E shantazhuan përmes një video

Përdhunimi i minorenes në Kavajë, flet babai: E shantazhuan përmes një video

302
0
Shares

Babai i vajzës së mitur e cila u përdhunua nga 8 adoleshentë në Kavajë ka reaguar për herë të parë.

Sipas Top channel, babai ka thënë se gjithçka ka nisur pasi vajza e tij hyri në marrëdhënie me një shokun e klasës.

Ky i fundit, në pabesi e kishte xhiruar me anë të një shoku tjetër duke kryer marrëdhënie dhe, përmes kësaj videoje, ata e shantazhonin vajzën. Nëse ajo nuk i nënshtrohej marrëdhënies seksuale në grup me shokë të tjerë, ata do t’i publikonin videon për ta turpëruar në sytë e të gjithëve. Babai thotë se tashmë po përgatitet ta largojë vajzën nga Kavaja, për t’i siguruar asaj një jetë më të mirë në një vend të Bashkimit Europian.

Ngjarja e tmerrshme kishte ndodhur dy muaj më parë, teksa ishte mbajtur e fshehur nga autoritetet. Ishte kryeministri Berisha i cili nëpërmjet qytetarit dixhitaal nxorri informacionet e para.

Top Channel shkruan se vajza ndodhet aktualisht në gjendje të qëndrueshme psikike, ndërsa i është nënshtruar edhe ekspertizës mjekoligjore, pas së cilës mjekët kanë dalë të tronditur.

Një prej adoleshentëve është shpallur në kërkim, ndërsa 7 të tjerët ndodhen në Gjykatë ku po zhvillojnë seancën me dyer të mbyllura. Mësohet se të 7 e kanë pranuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale në grup.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY