Pas kthesës vjen gropa e frikshme në asfalt… banorët ruhen në këtë...

Pas kthesës vjen gropa e frikshme në asfalt… banorët ruhen në këtë aks rrugor

361
0
Shares

Një pjesë e rrugës Pajovë- Belsh është fundosur nga reshjet e ditëve të fundit. Kjo rrezikon izolimin e mijëra banorëve të fshatrave përreth. Drejtuesit e mjeteve thonë që qarkullimi është mjat i rrezikshëm në pjesen ku ka ndodhur shembja ndërkohë që Bashkia Belsh nuk ka fonde për të kryer ndërhyrje.

Rreth 40 mijë banorë të Shezës, Belshit, Dumresë, por edhe fshatrave të Lushnjës dhe më gjërë, rrezikojnë të mos kalojnë më në këtë aks rrugor. Reshjet e ditëve të fundit kanë fundosur nje pjese te  rruges në afërsi të fshatit Grykësh i Vogël duke u bërë tepër e rrezikshme për qarkullimin e automjeteve.

Nga investigimi i kryer nga ABC News, rezulton se shembja ka ndodhur në një segment ku nga njëra anë eshte lumin Shkumbin dhe në anë tjetër ndodhet kodra. Ndërkohë një kthesë e papritur u shfaqet drejtuesve të automjeteve dhe fill pas saj gropa e thellë.

Por nuk mbaron me kaq. Shembja ka përparuar poshtë bazamentit të rrugës dhe qarkullimi mbi asfalt është thjesht një shans.

Të vetmet shenja sinjalizuese janë disa fije plasmasi dhe nuk ka asnjë bllok apo pritë mbrojtëse.

Banorët dhe drejtuesit e automjeteve shprehen se është shumë e rrezikshme të qarkullosh në këtë segment edhe pse aty çdo ditë, levizin furgonë, autobuzë dhe mjete të tonazhit të rëndë.

Bashkia Peqin ka njoftuar Shtabin e Emergjencave, Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve dhe Instancat përkatëse.

Por deri më tani askush nuk është dukur. Sipas projektit, nevojitet një shumë e konsiderueshme financiare, praktikisht e papërballueshme nga bashkia Peqin për të rindërtuar rrugën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY