Spahiu – Ramës: Je kapur flagrant me grabitje, ke frikë nga zbërthimi...

Spahiu – Ramës: Je kapur flagrant me grabitje, ke frikë nga zbërthimi i vjedhjeve të tua

530
0
Shares

Deputeti i LSI Përparim Spahiu deklaron se kryeministri Rama është kapur flagrant me grabitjen në Unazën e Re dhe se për këtë ai është në panik nga zbërthimi i vjedhjeve të tij dhe të qeverisë së tij.

Spahiu ka ironizuar Ramën për përpjekjet për të fajësuar Presidentin për dështimet e tij, ndërkohë që deputeti i LSI ka renditur një sërë dështimesh të kryeministrit.

“Deri tani ke kapur të gjitha mediat…

Ke emëruar gjyqtarë e prokurorë që rrinë të tulatur para teje….

Kërkon të emërosh në krye të KLSH, një servil që të mos kontrollojë abuzimet e tua…

Je kapur flagrant me grabitje (unaza e re) dhe me punësime fiktive (burgjet)…

Ke krijuar tepsinë në çdo institucion….

Ke gënjyer minatorët, naftëtarët, banorët e Zharrëzës, pensionistët, të papunët, administratën etj.

Dhe tani fajin e ka Presidenti dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë…

Ti ke frikë nga e vërteta, ke frikë nga mendimi kundër, ke frikë nga zbërthimi i të gjitha vjedhjeve të qeverisë tënde…”, shkruan ne faqen e tij ne Facebook deputeti i LSI, Perparim Spahiu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY