Një 37-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga në zonën e Aprolias në Itali, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur një automjet të parkuar. Ka qenë një patrullë e zakonshme e karabinierëve që kapi shqiptarin, e identifikuar si Besnik G., i cili nuk jetonte në Itali me dokumente të rregullta.
“Besnik G. është pikasur rreth orës 3:30 teksa tentonte të hapte një makinë të parkuar me kaçavidë. Forcat e rendit thotë se shqiptari bëri rezistencë dhe u përlesh me efektivët, por pavarësisht kësaj ata mundën ta arrestojnë”, raporton corriere.it.
Shqiptari është shoqëruar drejt burgut të Latinës, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/