FOTO/Dështojnë takimet e ministres, Shahini ‘stacionohet’ në rrjetet sociale

FOTO/Dështojnë takimet e ministres, Shahini ‘stacionohet’ në rrjetet sociale

138
0
Shares

Ministrja e Arsimit Besa Shahini dështoi në dy takimet e zhvilluara lidhur me protestën e studentëve.

Fillimisht,takimi me pedagogët e UT rezultoi jo produktiv, pasi ministrja nuk arriti të dakordësohej me 5 kërkesat e e pedagogëve. Ajo nuk solli një përgjigje konkrete, ndërsa afati i vendosur nga Asambelja e UT skadoi.

Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa të dyja palët dhanë shkurtimisht deklarata për mediat lidhur me zhvillimin e takimit.

Së dyti, ministrja braktisti pasditen e sotme takimin me senatin e Universitetit të Shkodrës. Shkak u bë kërkesa e studentëve për të patur mediat prezente në takim. Ministrja refuzoi të fliste para mediave për të gjitha pyetjet që do ti drejtoheshin.

Ndërkohë, Besa Shahini zgjedh të reagojë në rrjetet sociale. Të kundërtën ministrja na paraqet në  Facebook, ku shkruan se ka zhvilluar një takim me pedagogët në Universitetin e Shkodrës duke thënë se është e gatshme për takime që kanë në fokus punën.

Ministrja është aktive në rrjetet sociale dhe me deklarata në media, por kurrsesi nuk po shohim të vihet në zbatim një plan konkret për plotësimin e kërkesave të pedagogëve dhe atyre të studentëve./DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY