DETAJE/ Ja si dështoi “show” për (mos)kapjen e Klement Balilit

DETAJE/ Ja si dështoi “show” për (mos)kapjen e Klement Balilit

68
0
Shares

Polica e Shtetit ka dhënë detajet e pretenduara për (mos)kapjen e shumë të kërkuarit Klement Balili.
Sipas burimeve zyrtare, mësohet se në orët e para të mëngjesit të djeshëm, Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, forcat operacionale Renea  dhe FNSH, si dhe strukturat e tjera policore të Komisariateve të Policisë Sarandë e Delvinë, organizuan një operacion për kapjen e shtetasit në kërkim të shtetasit Kelmend Balili, 44 vjeç,  banues në Stjar, Sarandë.
Në operacion u janë angazhuar rreth 200 forca policore.
pistolete e fshehur ne kroskot te makines1Operacioni në zbatim të Urdhrit të Prokurorit të Krimeve të Rënda, për ekzekutimin e Vendimit penal nr. 426, datë 09.12.2016, “Për caktim mase sigurimi”’ të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, e cila ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg” për shtetasin Kelmend Balili, i dyshuar për kryerje të veprave penale “Trafik i Narkotikëve”, “Krijim i grupit të strukturuar kriminal”’ dhe “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar respektivisht nga nenet 283/a/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.
Menjëherë me marrjen e vendimit gjyqësor të datës 09. 12. 2016 të Gjykatës së Krimeve të Rënda,  Strukturat e Policisë së Shtetit, përpiluan një plan të detajuar masash për kapjen shtetasit Kelmend Balili duke ushtruar kontrolle në banesën e tij dhe në ambiente që ai frekuentonte, me qëllim kapjen dhe ndalimin e tij.
Nga kontrolli i kryer në banesën e shtetasit Kelmend Balili dhe të disa banesave dhe ambienteve të tjera ku dyshohej se personi i frekuentonte nuk u bë e mundur gjetja dhe kapja e shtetasit Kelmend Balili.
pistolete e fshehur ne kroskot te makinesNë kontrollet e kryera në banesat e shtetasve B. B., dhe Kelmend Balili janë sekuestruar dy armë gjahu gjysmë automatike (shotgan) dokumentacioni i të cilave është në proces verifikimi nga ana e Komisariatit të Policisë Delvinë.
Gjatë këtij operacioni është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i Berti Dosti, 36 vjeç, banues në Stjar të Delvinës, pasi është kapur në flagrancë me një armë zjarri tip Zastava të kalibrit 7,65 mm në automjetin të markës Volvagen Golf -5  në përdorim të tij.
Arrestimi i tij u bë bazuar në nenin 278/5 të Kodit Penal.
Policia e Shtetit do të vijojë intensivisht punën dhe kërkimet për kapjen dhe vënien përpara drejtësisë  të shtetasit Kelmend Balili dhe çdo individi tjetër i cili mund të bëhet pengesë ligjore në kapjen e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY