Qeverisë i skadoi afati, pedagogët e Shkencave Sociale nisin grevën pa afat

Qeverisë i skadoi afati, pedagogët e Shkencave Sociale nisin grevën pa afat

124
0
Shares

Pedagogët e Fakultetit të Shkencave Sociale njoftojnë se ka nisur grevën pa afat.

Këtë vendim ata e kanë marrë në mbledhjen e Asamblesë së këtij Universiteti.

Greva do të jetë pa afat dhe pedagogët mbështesin kërkesat e studentëve dhe kërkojnë shfuqizimin e Ligjit të Arsimit.

Vendimi vjen pas përfundimit të afatit një javor që pedagogët i kishin vendosur qeverisë për plotësimin e 5 kërkesave të tyre. Ndërkohë që sot paradite patën takim me Ministren e Arsimit, Besa Shahini por negociatat nuk dhanë  asnjë rezultat.

Pedagogët që ishin në takim me ministren janë: Mark Marku, Rezart Prifti, Marinela Sota, Altin Shegani, Jani Marka, Erika Bejko.

Lista e plotë e kërkesave të pedagogëve:  

  1. Rinkonfirmojmë mbështetjen e studentëve për kërkesat e tyre.
  2. Shprehemi kundër Ligjit “Për arsimin e Lartë” 80/2015, si dhe kërkojmë shprehjen e vullnetit të qeverisë për fillimin e procesit legjislativ për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë, në bashkëpunim me studentë, pedagogë dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm, në një proces konsultimi të hapur dhe gjithëpërfshirës.
  3. Kërkojmë shfuqizimin e menjëhershëm të VKM-ve të datës 26 dhjetor 2018: Nr.777, Nr.781, Nr. 783, si dhe urdhrat po të datës 26 dhjetor: Nr.183: Nr.184: Nr.185, të cilat bien në kundërshtim me autonominë universitare dhe lirinë akademike.
  4. Kërkojmë rritjen e buxhetit për arsimin e lartë publik, si dhe
  5. Ndalimin e menjëhershëm të fushatës denigruese ndaj pedagogëve dhe miratimin e statusit të pedagogut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY