Gazetari ja thotë Dakos në sy: Është për të vënë kujën! Do...

Gazetari ja thotë Dakos në sy: Është për të vënë kujën! Do shkarkoheshe po të….

228
0
Shares

Gazetari Mentor Kikia është shprehur në studion e emisionit “Open” se Vangjush Dako është përgjegjës moralisht për marrëdhënien e tij me njerëz të lidhur me krimin.

Në studio, ku ndodhet edhe kreu i bashkisë së Durrësit, Kikia tha gjithashtu se, nëse do të kishte veting në politikë, Dako do shkarkohej.

Kika hodhi akuza edhe ndaj prokurorisë për mos ngritje akuzash për shit-blerje votash pavarësisht materialeve hetimore.

Teksa dëgjonte akuzat, kryebashkiaku vendosi të mos bënte replika me gazetarin Kikia. Më herët gjatë emisionit, Dako e quajti normale marrëdhënien e tij me Avdylkat dhe tha se “kur ha dreka (në funksion të detyrës si kryebashkiak), s’dua t’ia di nëse janë me precedentë”.

Kikia: Nëse përgjimet do mbaheshin në Suedi apo ndonjë vend tjetër europiane do shkulin flokët. Nga përgjimet në Lezhë e njëjta gjë, në Dibër e Kavajë po ashtu. Vetëm në këto përgjërime ekziston kjo marrëdhënie pa asnjë lloj filtri. Kur e dëgjon sot një drejtues politik në Berat, Shkodër, etj, thonë ‘ç’flasin këta’. Se zyrtarët, drejtuesit politik, kanë mbledhur të fortët. Kjo është për të vënë kujën: Normaliteti i këtyre kontakteve. Është më shumë se sa problem Durrësi, i marrëdhënies në tërësi të politikës shqiptare me asnjë filtri. Është normaliteti pse ke ngrënë drekë me një person që ka gjashtë muaj që ka dalë nga burgu. Në një vend tjetër, në Amerikë, kjo s’do zhvillohej.

Duhet të qartësohej a ka vepër penale këtu. Përgjimet e dyta s’janë një akuzë ndaj zotit Dako, janë një akuzë e rëndë ndaj prokurorisë që me fatkeqësinë më të madhe hap hetim nxjerrje të sekretit hetimor. Sot duhet prokurorët të formulojnë nëse ka vepër penale.

Se këtu ka 3 përgjegjësi, morale, politike dhe ligjore. Politikisht Dako është përgjegjës. Dua të ngarkoj me faj prokurorinë që s’heton.

Në kushtet e një vetingu, Dako mund të paralizohet, por unë këmbëngul te vepra penale, se nëse një person shkon paguan, parashikon burg kodi penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY