Unaza e Re, Basha: Rama e Veliaj e kanë vendin në burgun...

Unaza e Re, Basha: Rama e Veliaj e kanë vendin në burgun 313

97
0
Shares

Lulzim Basha ka përshëndetur rezistencën e banorëve të Unazës së Re në ditën e 89 të protestës së tyre.

I ndodhur mes tyre, Basha tha se rezistenca e tyre solli një tjetër betejë të fituar: Vendimin për fondin limit që i është vënë në dispozicion njërit prej  segmenteve, që është 2 mld e 246 mln lekë.

Nga ana tjetër, Basha nuk kurseu as kritikat për prokurorinë e cila sipas tij po zvarrit hetimet për këtë aferë korruptive duke neglizhuar skandalet e fundit nga të cilat duhet të kishte persona të arrestuar.

Basha kërkoi nga qyterarët që t’i bashkohen protestave për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama dhe për t’i dhënë fund aferave korruptive të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Vendi i Edi Ramës është vetëm në burgu 313, bashkë me hajdutët e tij. Aty është i vetmi vend për Ramën dhe ne nuk do të lejojmë që ai të arratiset nga Shqipëria, por do e çojmë në qeli’, u shpreh ndër të tjera kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Kujtojmë se më herët u njoftua nga drejtoresha e ARRSH, se ndërtimi në lotin 1 të Unazës së Madhe përsëri është pezulluar.  Arsyeja lidhet me 6 kompanitë të cilat kishin dorëzuar ofertën pas ritenderimit. Ao  u skualifikuan nga Komisioni i vlerësimit të ofertave pasi nuk përmbushnin kriteret ligjore.

ARRSH rihapi tenderin për lotin e parë të Unazës së Madhe pas skualifikimit të kompanisë DH Albania e cila po hetohet për flasifikim dokumenta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY