Kuvendi ka rrëzuar sot dekretin e Presidentit Meta i cili propozoi Bahri Shaqirin
Mësohet se dekreti është rrëzuar me 77 vota kundër.
Presidenti Ilir Meta, pas refuzimit të emrit të parë nga mazhoranca, propozoi Bahri Shaqirin, ku mazhoranca sërish dha sinjale se nuk do ta pranonte, për shkak se ka shkelje kushtetuese sepse nuk plotëson një nga kriteret, atë për arsimin e tij në fushën e financave.
Po ashtu është pranuar kërkesa për ngritjen e një komisioni Hetimor për rastin Cakaj. Ky komision do të drejtohet nga Enkeled Alibeaj, si dhe anëtarë do të jenë Ervin Salianji, Xhemal Gjunkshi, Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia, Alket Hyseni, Spartak Braho dhe Klotilda Bushka.
Kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor u bë fillimisht nga presidenti Ilir Meta, cili pretendoi se DSIK, ka shkelur ligjin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/