Ndërtimi në lotin 1 të Unazës së Madhe përsëri është pezulluar. Arsyeja lidhet me 6 kompanitë të cilat kishin dorëzuar ofertën pas ritenderimit. Ao u skualifikuan nga Komisioni i vlerësimit të ofertave pasi nuk përmbushnin kriteret ligjore.
Drejtorja e ARRSH, Sonila Qato u shpreh se pas analizimit të dosjeve u konstatuan mangësi. Qato bëri me dije se do të rihapë tenderin pas përfundimit të afatit, i cili i jep të drejtë kompanive që ishin pjesë e garës të ankimohen.
Ndërkohë në lotet e tjera të unazës së madhe pritet që të vijojnë punimet.
Në garë për lotin e parë të Unazës së Madhe ishin 6 kompani. ARRSH rihapi tenderin për lotin e parë të Unazës së Madhe pas skualifikimit të kompanisë DH Albania e cila po hetohet për flasifikim dokumenta.
Fondi limit i vënë në dispozicion për këtë segment është 2 mld e 246 mln lekë.
Kujtojmë këtu që disa javë më parë, u zbulua skandali me falsifikimin e dokumentave për tenderat për Unazën e Re. Skandalet u thelluan me kompaninë Dunwell Haberman, që me shpalljen fituese për ndërtimin e një pjese të Unazës se Madhe, por aktiviteti ndërtimor i kesaj kompanie u pezullua nga Autoriteti Rrugor Shqiptar pas publikimit të dokumenteve, ne emisionin “Të paekspozuarit”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/