Detaje nga vrasja e ish-policit në Tiranë, makina e autorëve me targa...

Detaje nga vrasja e ish-policit në Tiranë, makina e autorëve me targa të falsifikuara

216
0
Shares

Arben Bilali, ish-efektiv policie mbeti i vrarë mesditën e sotme në zonën e Selitës, pas një atentati nga persona ende të paidentifikuar.

Edhe pse policia u tregua e rezervuar në informacione, janë zbuluar detaje nga vëzhgimet paraprake në vendin e ngjarjes.

50-vjeçari Arben Bilali, ish-efektiv policie, u  vrarë pak orë më parë në zonën e Selitës.

DETAJE PARAPRAKE

Burime prej grupit hetimor raportojnë se 50-vjeçari është qëlluar nga një “Benz” i zi me automatik.

Automjeti tip ‘CLS’ ishte me targa të falsifikuara. Kamerat e sigurisë pranë zonës së ‘Vasil Shantos’ kanë fiksuar lëvizjet e makinës, por dy autorët nuk kanë dalë nga automjeti për asnjë cast.

Nisur prej plumbave të shumtë të marra në trup, dyshohet se viktima ka qenë duke ecur, ndonëse skena e vrasjes nuk është krijuar ende.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja, të cilat grupi hetimor mendon mund t’i përdorë për të kuptuar më tej atë që ka ndodhur, gjithashtu pritet të bëhet dhe identifikimi i makinës.

Policia po punon për ndërtimin e një identikiti të vrasësit, nisur nga përshkrimet e dëshmitarëve.

Bashkëshortja e 50-vjeçarit të vrarë është efektive policie, me rol drejtues në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 14:35, ndërsa Arben Bilali ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve. 50-vjeçarit i është bërë atentat edhe në maj të vitit 2010, por në gusht të vitit 2010 qe vëllai i tij ai që u vra në të njëjtin vend ku Arben Bilali u ekzekutua sot. Më tej shtohet se Bilalit në vitin 2010 i kanë ekzekutuar një vëlla me 4 plumba, ish- mundësin Leonard  Bilali.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY