Ekipet e kërkimit do të nisin një operacion nënujor kërkimi për aeroplanin e futbollistit Emiliano Sala, fill pasi ata gjetën disa jastekë në plazh.
Ato u zbuluan pranë Surtainville në gadishullin Cotentin të Francës, të hënën, nga autoritetet franceze.
Pas kësaj, Dega e Investimeve të Aksidenteve Ajrore (AAIB) ka identifikuar një sipërfaqe prej katër miljesh detare për të zhvilluar një kërkim të mundshëm.
Sala, 28 vjeç dhe pilot David Ibbotson nga Crowle, North Lincolnshire, rezultojnë të zhdukur që prej javës së kaluar, ndërsa dyshohet se ata kanë bërë aksident.
Për shkak të kushteve të motit dhe të detit, kërkimi nënujor do të shtyhet dhe është parashikuar të zgjasë deri në tre ditë, tha një zëdhënës i AAIB.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/