Vazhdon protesta e studentëve, qeveria do ndryshojë vetëm 4 nene nga ligji...

Vazhdon protesta e studentëve, qeveria do ndryshojë vetëm 4 nene nga ligji i Arsimit të Lartë

114
0
Shares

Trupa akademike do të mblidhet në një takim të enjten që të vendosë një datë për një grevë, me synim që qeveria të ndërmarrë hapat e duhura për rrëzimin e Ligjit të Arsimit të Lartë dhe rishikimit tërësor të modelit të universitetit publik në Shqipëri.
Ndërkohë, studentët në disa fakultete në Tiranë po vazhdojnë bojkotin e mësimit dhe protestën e tyre, ku kërkojnë anulimin e Ligjit të Arsimit të Lartë.
Protesta vazhdon sipas një axhende të përcaktuar me diskutime dhe ligjërime nga pedagogë që i janë bashkuar të rinjve.
Ndërkaq një pjesë e studentëve të Fakultetit Juridik, të cilët kanë kërkuar rinisjen e mësimit, prej ditës së sotme do ta kenë këtë akses në ambientet e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”. Ata do të kenë mundësi që sot në orën 14:00 të zhvillojnë mësim në këtë gjimnaz.
Ndërkohë, fakulteti i Drejtësisë në Tiranë vazhdon të jetë i mbyllur.

Pavarësisht presionbeve ndaj qeverisë për të rrëzuar ligjin për Arsimin e Lartë, ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini, ka treguar se qeveria do të bëjë vetëm katër ndryshime në Ligjin e Arsimit të Lartë.


Këto ndryshime do të nisin me përfaqësimin e studentëve. Pesha e votës së tyre do të rritet nga 10-50%, si dhe përfaqësimi i tyre në senat dhe në bordet e menaxhimit. Me këto ndryshime, studentët siç shprehet ministrja do të kenë mundësi të zgjedhin përmes votës se kush duhet t’i përfaqësojë ato.
Shahini premtoi gjithashtu transparencë për fondet dhe shpenzimet në Universitete, të cilat sipas saj do të azhornohen çdo tre muaj.
“Kemi të bëjmë me një nismë ligjore për ndryshimin e katër neneve të ndryshimit të Ligjit të Arsimit të Lartë. Rritja e përfaqësisisë së studentëve nga 10-50 për qind, por edhe në organet e tjera të zgjedhjeve të dekanëve, por edhe në borde të tjera të menaxhimit. Vendimet në senat duhet të merren nga persona me një ekspertizë shumë të lartë.
Ne për hir të transparencës dhe llogaridhënies kemi marrë një vendim që do të shkarkojmë të gjithë drejtuesit e bordeve, ndërsa kemi bërë thirrjen publike për përfaqësues të rinj.
Kemi themeluar portalin e transparencës. Aty do të botohen të gjitha vendimet dhe të gjitha buxhetet. Ky informacion do të azhornohet çdo tre apo katër muaj dhe kjo do shtojë transparencën”, tha mes të tjerash ministrja Shahini.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY