U kthye në meme në rrjete sociale, ja çfarë kërkon Arditi

U kthye në meme në rrjete sociale, ja çfarë kërkon Arditi

587
0
Shares

Arditi 20-vjeçar punonte prej kohësh emigrant, por sot ndihet i turpëruar nga komentet që janë bërë në rrjetet sociale për historinë që ai tregoi në studion e emisionit “Dua të të bëj të lumtur.”

Rastësisht në Instagram, Arditi pa profilin e një vajze dhe i bëri folloë. Pasi vajza pranoi kërkesën, kishin nisur të bisedonin dhe për pak ditë djali vendosi t’i propozonte vajzës e cila quhet Loredana.

Arditi vendosi t’i drejtohej “Dua të të bëj të lumtur” për ta propozuar publikisht. Loredana e pranoi ftesën, u habit kur gjeti në anën tjetër të zarfit dikë që as ia merrte mendja, nuk pranoi të njihej me Arditin. Më pas, u largua nga studioja dhe shtoi se është në një lidhje me dikë tjetër.
Pas publikimit të historisë, rrjeti u bombardua me foto e video tallëse. Edhe pse komentet në YouTube janë bllokuar, Arditi ka bërë kërkesë që video të fshihet fare nga rrjeti, pasi komentet tallëse e kanë bër ët ë ndihet shumë keq, shkruan JOQ.

Një pjesë e mirë e njerëzve janë të mendimit që historia linte shumë për të dëshiruar.

Komentet në rrjetet sociale:

“Ju si program sinqerisht nuk duhet të pranoni më lloj-lloj historish aty. Ajo vajza kushedi sa është penduar që ka pranuar ftesën tuaj se dukej sa në siklet u ndje. Dhe ky djali, me ç’të drejtë vete e thërret tjetrën pa e njohur fare.”

“Sa kot e prishni emisionin me këto histori. Mos i humbni vlerat emisionit.”

Ndërsa Arditi shkruan:

“I lutem stafit të Top Channel më hiqni videon time dhe këto foto sepse po tallen gjithë rrjetet sociale me mua, ju lutem.”

Të gjithë e dimë si funksionon interneti, sa i pamëshirshëm është, sa të thjeshtë e kanë njerëzit të bëhen agresivë dhe abuzivë nën emrin e një profili anonim. Kështu, krejt papritur, Arditi dhe Loredana ishin meme-ja e preferuar e internetit dhe kjo jo për faj të tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY